“Doktori Plastik” transformon Oltin pas 3 ndërhyrjeve në fytyrë: Tani dua të gjej të dashur sepse… (FOTO) – AlpeGossip
“Doktori Plastik” transformon Oltin pas 3 ndërhyrjeve në fytyrë: Tani dua të gjej të dashur sepse… (FOTO)

“Doktori Plastik” transformon Oltin pas 3 ndërhyrjeve në fytyrë: Tani dua të gjej të dashur sepse… (FOTO)

Për Oltjonin nuk ka qenë e thjeshtë të jetojë me komplekse rreth pamjes së tij e as njerëzit që e rrethonin nuk ia kanë bërë më të lehtë. Me rritjen, nisën të zhvillohen dhe tiparet si hunda apo veshi dhe Oltit i është dashur të jetojë me komente nga më të ndryshmet.

 

Në të kaluarën ai ka realizuar dy ndërhyrje në hundë, me shpresën se do të rregullonte minimalisht problemin e tij me frymëmarrjen, por pa sukses. Dhe tani i është drejtuar emisionit Doktor Plastik.

Në moshën 30-vjeçare, Olti nuk ka patur asnjëherë fatin që lidhet me një vajzë dhe shpreson shumë që pas ndryshimeve në pamje të gjejë edhe të dashur.

“Shpresoj shumë që këtë radhë të dalë me sukses, e ku i dihet, të njoh ndonjë vajzë. Të sheh tjetra, po s’qe pak i bukur… S’kam patur të dashur kurrë,” tregon Olti, që do të kryejë tre ndërhyrje në fytyrë: zvogëlimin e hundës, veshëve dhe rimodelimin e mjekrës. Për të realizuar këto ndryshme Olti iu drejtua Dr. Giulio Gherardini-t, kirurg dhe kirurgut ORL, Andrea Palmieri.

Të dy mjekët bashkëpunuan për plot 5 orë në sallën e operacionit, me një ndërhyrje të ndërlikuar, për të realizuar një punë fantastike!

 

 

Gjithçka në proporcion, një hundë dukshëm më e vogël në harmoni me tiparet e fytyrës së Oltit, veshë më të tërhequr, Olti e aprovoi me shumë entuziasëm ndryshimin.

 

Meqë Olti ishte pak më skeptik për rimodelimin e mjekrës, doktor Giulio përdori një metodë të përkohshme rimodelimi me acid hialuronik për ta nxjerrë pak më përpara mjekrën, kështu Olti do të krijojë një ide më të qartë dhe vendos vetë nëse do të bëjë një ndërhyrje definitive në të ardhmen.

Miqtë e Oltit u surprizuan po aq sa ne kur u përballën me rezultatin final dhe a mund t’u vemë faj? Shikoni ç’bukurosh!