Si i zverdhnin flokët çunat në vitet ’90? Prezantuesi shqiptar e ka një variant – AlpeGossip
Si i zverdhnin flokët çunat në vitet ’90? Prezantuesi shqiptar e ka një variant

Si i zverdhnin flokët çunat në vitet ’90? Prezantuesi shqiptar e ka një variant

Fillimisht e njohëm si prezantues festivalesh e pastaj do ta shikonim si spiker lajmesh, Leon Menkshin, djalin me flokë të verdhë.

I ftuar sot tek Rudina tregoi trukun që përdorte për t`i pasur flokët gjithmonë në të njëjtën ngjyrë.

“Në fillim, në vitet ’90 isha më i ri dhe i kisha vetë okët e verdhë, pastaj me kalimin e viteve ato u nxinë.

Po kur isha në Holandë, diku rreth 1996-s mora një shampo me të cilën lyeja flokun sa herë pasi lahesha.

Pas disa muajsh, ai merrte atë të verdhën që unë doja.

Dhe nuk isha i vetmi që e bëja këtë dhe kujdesha për flokët.

Kisha shumë shokë që bënin të njëjtën gjë”, tregoi Leoni, pas kuriozitetit që shfaqi Rudina për flokët e tij në ato vite, se sot i lyejnë bojë.