PREJ KOHËSH LARG EKRANIT/ Zbulohet projekti i ri i Armelës së Big Brother (FOTO) – AlpeGossip
PREJ KOHËSH LARG EKRANIT/ Zbulohet projekti i ri i Armelës së Big Brother (FOTO)

PREJ KOHËSH LARG EKRANIT/ Zbulohet projekti i ri i Armelës së Big Brother (FOTO)

Armela Hyseni është një nga ish-banoret e ‘Big Brother Albania’ e cila që pas përfundimit të reality showt të njohur u bë shumë e famshme. Ndonëse kanë kaluar kohë që nga edicioni i fundit ku ajo ishte pjesë, Armela vazhdon të jetë shumë aktive dhe përflitet gjatë në mediat rozë.

Mirëpo, edhe pse në fillim Armela tha se do të donte të ishte prezantuese në televizion, një gjë e tillë nuk u realizua dhe bukuroshja brune u pa vetëm si modele. Por së fundmi ajo ka lajmëruar se do të vijë shumë shpejt për publikun shqiptar me një projekt që askujt s’ja priste mendja.

Nëpërmjet disa postimeve, Armela ka zbuluar se do të vijë me një këngë. “Muzikë e re vjen së shpejti”, shkruhen në postimet që ish-banorja ka shpërndarë duke lënë të kuptohet që shumë shpejt do e shohim si këngëtare.