MORI FUND MIQËSIA/ Kylie bën veprimin drastik kundër Jordyn pas tradhëtisë – AlpeGossip
MORI FUND MIQËSIA/ Kylie bën veprimin drastik kundër Jordyn pas tradhëtisë

MORI FUND MIQËSIA/ Kylie bën veprimin drastik kundër Jordyn pas tradhëtisë

Ndonëse kanë kaluar muaj, tradhëtia e Jordyn Woods dhe Tristian Thompson ndaj Khloe Kardashian vazhdon ende të komentohet në media. Mikesha e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn u kap mat duke u puthur me partnerin e Khloes në një festë. Kjo ngjarje bëri bujë dhe mori vëmendjen e të gjithë mediave në botë.

Pas skandalit të tradhëtisë, familja e famshme i shkëputi marrëdhëniet me Jordyn e cila prej muajsh jetonte në një shtëpi me Kylien dhe ishin të pandara. Ndonëse u përfol se marrëdhëniet e tyre po përmirësoheshin dhe se Kylie kishte ndërmend  që ta falte Jordyn, veprimi i saj i fundit i ka dhënë fund aludimeve se Jordyn dhe Kyie janë pajtuar.

21-vjeçarja miliardere së fundmi ka vendosur që të heq fotot me Jordyn nga Twitter dhe të vendos vetëm fotot të vetat. Kjo gjë ka mjaftuar që të gjithë fansat të mendojnë se miqësia e tyre në të vërtetë ka marrë fund duke qenë se Kylie gjithmonë mbante fotot me Jordyn në rrjetet sociale pasi e konsideronte atë si një nga njerëzit më të rëndësishëm.