Dy muaj më parë Afërdita Dreshaj mori propozimin për martesë nga partneri i saj Jakub Kindl i cili e surprizoi në një tarracë të mbushur me lule e qirinj dhe ku e priste me kutinë e unazës në duar.
Afërdita tanimë ka filluar përgatitjet për dasmën e cila do të mbahet më 29 qershor, në Miami Beach, Florida.
“Revista who” ka publikuar sot ftesën e dasmës së Afërditës ku modelja shfaqet në krahët e Jakubit, e veshur me xhinse dhe bluzë të bardhë, buzë detit.
Nga festa dhe vendi të cilin ajo ka zgjedhur, kuptuam se dasma e Afërditës do jetë si ato nëpër filma, me siguri një ceremoni në bregdet dhe modelja e veshur me ndonjë fustan të bardhë elegant.