MAKINAT I MERR ME QERA DHE NUK I PAGUAN/ Reperi amerikan duhet të përballet me gjykatën – AlpeGossip
MAKINAT I MERR ME QERA DHE NUK I PAGUAN/ Reperi amerikan duhet të përballet me gjykatën

MAKINAT I MERR ME QERA DHE NUK I PAGUAN/ Reperi amerikan duhet të përballet me gjykatën

Mos u mahnisni nga jeta e luksit e reperëve të huaj pasi siç duket asgjë nuk është e vërtetë.

Tyga mund t’i ketë dhënë fund konfliktit të tij në skenën e hip hopit, por tashmë ai do të duhet të ballafaqohet me një proçes gjyqësor.

Reperi ka një Ferrari 2012 458 Spider dhe Rolls-Royce Ghost 2012 të cilat i mori me qera nga kompania ”Midway Rent a Car”.

Në dokumentet e publikuara nga TMZ, Tyga ka ndërprerë në gjysmë pagesën e likuidimit.

Ai ka borxh plot 44 mijë dollarë për një Ferrari dhe më shumë se 84 mijë dollarë për një Rolls Royce, një total prej 127 mijë dollarë që nuk i ka paguar.

Tyga më parë ka hasur probleme edhe për një veturë tjetër “Maybach” të cilën e huazoi për një festë të “Floyd Mayweather” ku hyri në konflikt me pronarin pasi vonoi pagesën.

Tyga nxirri lekët dhe paguaji makinat, mos u bëj djalë i keq!/News31