“PO MË PROVOKON”/ Einxhel dhe Dj Dagz më intimë se kurrë – AlpeGossip
“PO MË PROVOKON”/ Einxhel dhe Dj Dagz më intimë se kurrë

“PO MË PROVOKON”/ Einxhel dhe Dj Dagz më intimë se kurrë

Mbrëmjen e djeshme, në një moment teksa DJ Dagz po zhvishej në dhomën e gjumit, ka marrë vëmendjen e Einxhel, e cila ishte e shtrirë në krevat. Sipas saj, Dagzi po e provokonte por kjo duket se nuk e shqetësoi thuajse aspak.

“Se kuptova pse u zhveshe këtu po s’ka problem? Të kam para syve, njësoj si të zhvishem unë e të them mos më shih. Po më provokon”, tha Einxhel.

Më parë, në një bisedë me Sarën, ajo është shprehur se nëse do të ishte jashtë shtëpisë ajo nuk do të kishte pasur asnjë marrëdhënie me Dagz.

“Unë e kam thënë që jashtë me Dagzin nuk do isha marrë kurrë.Në fillim do të kisha menduar nuk është tipi im,edhe kur ta kisha njohur që në acarimin e parë që do të kishte bërë s’do i kisha folur fare,kurse këtu brenda nuk ekzistion mundësia të mos i flasësh.

Unë ngrej një pikëpyetje të madhe tek vetja ime nëse kjo gjëja që unë ndjej është sepse jam e mbyllur apo realisht unë mund të shkoj edhe jashtë me këtë personin.Nesër unë mund të dal edhe mund të mos e pëlqej në dy,tre situata”, tha Einxhel.

Rikujtojmë se dyshja është përfolur shumë për marrëdhënien e tyre të komplikuar dhe për ndjenjat e mundshme mes njeri-tjetrit, edhe pse Einxhel shpesh herë është treguar e ftohtë dhe distante.

Ditët e fundit, kjo gjë është theksuar akoma më shumë, dhe Einxhel më në fund ka vendosur të reagojë.

“Kastile këto ditë nuk i kam ndenjur afër që të mësohet të rrijë me njerëzit e tjerë”, tha ajo.

“Po se është bërë shumë i ngjitur mbas teje,edhe Iliri po thonte qëpare që Dagz po bën gabim që po të rrin kaq afër”,i tha Beniada.

“Nuk është se ka ndonjë gjë të keqe por këtu nuk jemi që të rrimë gjithë kohës vetëm me një person,pastaj nga ana tjetër më vjen keq që të mos rri se e di që mërzitet”, u shpreh Einxhel.