RREZIKON TË HUMBASË KUJDESTARINË E FËMIJËVE/ Angelina Jolie nxjerr Brad si të papërgjegjshëm – AlpeGossip
RREZIKON TË HUMBASË KUJDESTARINË E FËMIJËVE/ Angelina Jolie nxjerr Brad si të papërgjegjshëm

RREZIKON TË HUMBASË KUJDESTARINË E FËMIJËVE/ Angelina Jolie nxjerr Brad si të papërgjegjshëm

Aktorja me famë botërore Angelina Jolie rrezikon të humbas kujdestarinë e fëmijëve të saj dhe shkak për këtë mësohet se është bërë ndërhyrja e saj në marrëdhënien e vogëlushve me babain e tyre.

Sipas juristit David Pisarra kjo ndërhyrje është konsideruar si abuzive dhe mund t’i kushtojë shumë aktores. Sipas tij gjyqi mund t’i heq asaj kujdesatrinë për shkak të ndërhyrjeve të shumta mes fëmijëve dhe Brad, fyerjeve për të atin e tyre si dhe mos lejimin që ai t’i takojë.

Nga ana tjetër Brad ka kërkuar kujdestarinë e fëmijëve të paktën 50 me 50, ndërkohë që burime pranë “HollywoodLife” kanë thënë se ai sillet shumë mirë me fëmijët e tij dhe se akuzat e bëra nga ish-bashkëshortja e tij nuk janë të vërteta.