NUK FTOHET NJERIU I AFËRT I FAMILJES HOXHA/ Ja kush do të mungojë në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO) – AlpeGossip
NUK FTOHET NJERIU I AFËRT I FAMILJES HOXHA/ Ja kush do të mungojë në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO)

NUK FTOHET NJERIU I AFËRT I FAMILJES HOXHA/ Ja kush do të mungojë në dasmën e Sarës dhe Ledionit (FOTO)

Deri tani janë zbuluar disa nga emrat e personave të famshëm që do të bëhen pjesë e dasmës së Ledionit dhe Sarës mbrëmjen e sotme. Por duket se në listën e tyre mungon një prej personave të afërt me familjen Hoxha.

Ish –Drejtori i Përgjithshëm i “Top Channel”, Erion Ylli, duket se nuk është i ftuar në ditën më të rëndësishme të një prej trashëgimtareve të televizionit. Ai ka qenë krahu i djathtë i Vjollca Hoxhës pas vdekjes së Dritanit, për të cilin Erioni ishte në pozicionin e shoferit.

Ai është parë shpesh në evente të rëndësishme dhe është fotografuar pranë pjesëtarëve të familjes Hoxha. Por ditën e sotme në vend që të jetë në Itali, ai ndodhet në një prej plazheve shqiptare.

Në postimin e tij në Instagram, Erioni tregoi se mbrëmjen e së premtes e shijoi në një nga klubet e Tiranës, ndërsa sot ndodhet në plazh.

Gjithashtu ai duket se nuk i ndjek më në Instagram dy motrat, Lorin dhe Sarën. Ndoshta mes tij dhe familjes Hoxha ka ndodhur ndonjë debat, por ende nuk dihen arsyet.