RONELA PUBLIKON DY KËNGË TË REJA/ Por nuk kanë aspak lidhje me Shën Valentinin – AlpeGossip
RONELA PUBLIKON DY KËNGË TË REJA/ Por nuk kanë aspak lidhje me Shën Valentinin

RONELA PUBLIKON DY KËNGË TË REJA/ Por nuk kanë aspak lidhje me Shën Valentinin

Para disa ditësh Ronela Hajati paralajmëroi se do sillte ditën e Shën Valentinit dy projekte të reja muzikore. “Gënjeshtar je” dhe “Pare” janë dy këngët e Ronelës të publikuara pak minuta më parë.

E veçanta e tyre është se dy këngët janë të shkrira në të njëjtin klip. Fillimisht Ronela këndon për një mashkull që e ka gënjyer gjatë marrëdhënies së tyre duke iu drejtuar me fjalët “E meriton një tradhtare.. unë lujta për ty po ti meriton dikë që shet zemrën për pare”.

“Gënjeshtar je” zgjat 2 minuta për ti lënë rradhën këngës “Pare”. Ronela shfaqet shumë ndryshe, si në pamje ashtu edhe në zhaner muzikor.

Duke bërë rep këngëtarja shfaqet tejet sensuale dhe shumë energjike.

Këngë me shumë ritëm, që në thelb kanë gënjeshtrën dhe paranë ishin dhurata e Ronela Hajatit për këtë Shën Valentin.

Dëgjojeni më poshtë.