Khloe Kardashian u bë nënë për herë të parë në muajin prill.
Ajo solli në jetë një vajzë, me të dashurin Tristan Thompson, që e pagëzoi me emrin True dhe poston shumë foto të saj në rrjetet sociale.
Por një komentuese e ka quajtur vogëlushen e saj 12 javëshe të shëmtuar.
Kjo ka zemëruar yllin e televizioneve e cila ka reaguar në Twitter duke thënë: “Cili njeri i rritur që ka respekt për veten do të komentonte pamjen e një fëmije? Çfarë njeriu i neveritshëm je ti? Është për të ardhur keq që ti je kaq e mjerë në jetën tënde.”