“ISH I DASHURI IM MILIONER…”/ Në një vit lidhje i dhuroi vetëm një palë atlete Roza Latit – AlpeGossip
“ISH I DASHURI IM MILIONER…”/ Në një vit lidhje i dhuroi vetëm një palë atlete Roza Latit

“ISH I DASHURI IM MILIONER…”/ Në një vit lidhje i dhuroi vetëm një palë atlete Roza Latit

Thuajse dy vite më parë, Roza Lati bëri publik faktin se është e lidhur me dikë. Në të gjitha fotot e postuara, fytyra e burrit misterioz – tashmë identifikuar si Arbër Tresku –  mbulohej me emoji a tekst.

Ata u ndanë pas një viti bashkë, por ky informacion u zbulua të dielën në “Why not,” ku Roza u intervistua nga Kelvi Kadilli. Roza zbuloi se distanca e bëri t’i japë fund romancës me Treskun, që njihej si pasanik.

Le të dalim tek atletet. Gjatë intervistës, Kelvi i bëri ekzaktësisht këtë pyetje: Arbëri, ky çuni që ne po flasim është shumë i pasur, është konsideruar si “rich kid.” Pyetja ime është çfarë shikon ti te një mashkull?”

Këtu Roza gjeti hapësirën për të thënë se ishi i saj është në fakt milioner, jo pasanik i thjeshtë.

“Me thënë të drejtën, ish i dashuri im milioner, e vetmja dhuratë që më ka bërë janë një palë Converse sepse ‘hë se punon kjo, hë se ja mundëson vetë vetes që kështu s’ka nevojë,’” iu përgjigj Roza pyetjes, duke mos iu përgjigjur fare pyetjes.

“Shiko, unë mendoj se meshkujt shqiptarë kanë ardhur në një pikë dhe po e kuptojnë se si janë bërë emrat pas materializmit dhe janë shtrënguar goxha. Unë shoh shokët e mi, kam dhe mikeshat e mia dhe të dashurit e tyre ua kanë mbledhur shumë. Pra, nëse një mashkull po të blen me dhurata, ka një qëllim. Ndërkohë, kur një mashkull e do vërtet femrën përballë, ia mat pulsin nga ana materiale, e çon deri te burimi dhe nuk i jep ujë. Pra ka 1001 lojëra dhe këtë lojë më ka bërë dhe mua ish i dashuri im,” shtoi ajo, duke mos iu përgjigjur pyetjes sërish.

Roza qartësoi se është beqare për momentin sepse është fokusuar te karriera.