“VESHI MË I VOGËL SE I…”/ Tashmë Loredana e Mozzik nuk fshihen, reperi komenton në fotot e këngëtares – AlpeGossip
“VESHI MË I VOGËL SE I…”/ Tashmë Loredana e Mozzik nuk fshihen, reperi komenton në fotot e këngëtares

“VESHI MË I VOGËL SE I…”/ Tashmë Loredana e Mozzik nuk fshihen, reperi komenton në fotot e këngëtares

Loredana dhe Mozzik kanë disa muaj që janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, por këtë fakt nuk e kanë pranuar ende me gojën e tyre. Ata kaluan disa ditë pushime së bashku në Milano dhe Dubai dhe sigurisht në këtë udhëtim nuk mungoi as e vogla e tyre, Hana. Ata i shijuan në maksimum këto ditë relaksi dhe nuk ngurruan të ndanin foto në rrjete sociale.

Megjithëse nuk publikuan foto së bashku, në Instastory kishte shumë detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin.

Nuk e pranojnë rikthimin me gojën e tyre, por e kanë pranuar me qindra herë me vepra. Së fundmi, Lori ndau në InstaStory dy foto të vjetra të shkrepura me partnerin e saj dhe zgjodhi të mos e tregonte portretin e tij. Mirëpo, duart e Mozzik ishin në fytyrën e Loredanës dhe kaq u desh që fotot të bënin xhiron e rrjetit.

 

Për më tepër, dyshja nuk i kursen më komentet ngacmuese për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Në fotot e fundit të Mozzik, e gjithë vëmendja shkoi tek komenti plot humor i Loredanës.

“Veshi më i vogël se i Hanës”- shkroi ai, duke i bërë të gjithë të qeshin.

“Jeta është e mirë”- shkroi Mozzik krahas fotos së tij, ndërsa ndjekësit shtuan se për të, jeta është më e mirë me Loredanën.