NUK DO E NJIHNI/ Ja si dukej Nevina Shtylla kur ishte fëmijë (FOTOT) – AlpeGossip
NUK DO E NJIHNI/ Ja si dukej Nevina Shtylla kur ishte fëmijë (FOTOT)

NUK DO E NJIHNI/ Ja si dukej Nevina Shtylla kur ishte fëmijë (FOTOT)

Moderatorja Nevina Shtylla ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke i dhënë atyre mundësinë t’i drejtojnë pyetje për të cilat janë kuriozë.

Ndër të tjera, dikush ka kërkuar ta shohë Nevinën kur ishte fëmijë, ndaj ajo s’ka përtuar të hapër arkivat dhe të na tregojë një foto të rrallë të sajën.

Moderatorja shfaqet në moshë shumë të vogël, me flokët me onde, të prera shkurt dhe vëmë re se portreti i saj është po aq i ëmbël sa sot.

“Baby Nevi”- ka shkruar ajo krahas fotos që s’e kishim parë më herët.

Në korrik të vitit 2019 u zbulua lidhja e moderatores me juristin Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik me të cilin moderatorja ishte e lidhur prej vitesh.

“Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n.

Moderatorja pranoi se ishte në një lidhje dashurie, pa preferuar të japë më shumë detaje, por ndjen se është abuzuar me jetën e saj private.

Kështu është shprehur ajo më herët në emisionin “Wake Up”, teksa është pyetur nga Ori Nebiaj për marrëdhënien e saj me juristin.

Nevina u shpreh se është tërhequr nga informacionet që ka dhënë publikisht për jetën e saj private, pasi është penduar. Për këtë arsye, që tani e tutje ajo preferon të mos tregojë më asgjë.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë.

Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë.”- u shpreh Nevina.