“12 RREGULLAT SI TË JESH VAJZË E BUKUR”/ Postimi seksist që ngjalli reagime në rrjet: – AlpeGossip
“12 RREGULLAT SI TË JESH VAJZË E BUKUR”/ Postimi seksist që ngjalli reagime në rrjet:

“12 RREGULLAT SI TË JESH VAJZË E BUKUR”/ Postimi seksist që ngjalli reagime në rrjet:

Në rrjetet sociale, postimet e një djaloshi, Alexander J.A Cortes shpesh ngjallin reagime për faktin se shprehin mendime tepër seksiste. Dhe nëse nuk e besoni, ju prezantojmë me listën e tij të fundit me 12 rregulla që duhen zbatuar për të qenë një grua e bukur.

“Si të jesh një grua e bukur:

  • Ji e hollë
  • Ki aftësi të gatuash
  • Ki flokë të gjatë
  • Vendos makijazh
  • Ji femërore
  • Ji e hijshme
  • Ji sensuale
  • Depilohu (duhet ta bësh pa të thënë)
  • Ji “e modës”
  • Vish rozë dhe ngjyra të tjera femërore
  • Duaji burrat
  • Dëgjoji burrat”- shkruan ai ne Twitter.

Dhe jo vetëm kaq, ai publikon vazhdimisht artikuj si të jesh fëmërore dhe e pëlqyeshme nga meshkujt, duke qenë tepër ofendues ndaj vajzave dhe grave. Ai deklaron se lista më shumë sesa vajzave, i drejtohet djemve në mënyrë që të dinë çfarë të kërkojnë:

“Nëse ja tregon këtë listë dhe acarohen, thjesht e kupton që është ai lloj vajze që nuk do të merresh në jetën tënde.”

Reagimet e shumta sulmuese ai i konsideron thjesht si kërkesë për vëmendjen e tij, duke shfaqur kështu shumë tipare narciste. Por vajza ne ju rikujtojmë që nuk është e nevojshme të bëni asgjë për të pasur vëmendjen e djemve! Ju jeni të bukura pa nevojën e asnjë liste. /Blitz.al/