ATËHERË KUR NUK E PRISNIM/ Irina Shayk surprizon me veprimin ndaj Lady Gagës – AlpeGossip
ATËHERË KUR NUK E PRISNIM/ Irina Shayk surprizon me veprimin ndaj Lady Gagës

ATËHERË KUR NUK E PRISNIM/ Irina Shayk surprizon me veprimin ndaj Lady Gagës

Pas fotove të mbrëmjes së Oscars’ të gjithë thuajse u bindëm se marrëdhënia mes Irina Shayk dhe Lady Gaga ishte shumë e mirë. Nuk kishte aspak xhelozi mes tyre, sepse fundja kimia në skenë është falë talentit të Gagës dhe Bradley-t si aktorë.

Por çfarë ndodhi?

Me një kërkim të thjeshtë kuptojmë se Shayk dhe Gaga nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. Kur ndodhi? Tabloidët mendojnë se vajzat i kanë bërë unfollow njëra-tjetrës pak përpara fillimit të ceremonisë së Oscars.

Edhe pse nuk dihet nëse më parë kanë ndjekur njëra-tjetrën, njerëzit duan të dinë arsyen që fshihet pas kësaj. Janë shoqe apo “armike”? Tensioni mes çiftit Cooper dhe Shayk është i vërtetë apo marrëdhënia shkon siç duhet?