GAFA EPIKE NË KORÇË/ Tinka Kurtit i dhurohet një foto kur ishte fëmijë, por… – AlpeGossip
GAFA EPIKE NË KORÇË/ Tinka Kurtit i dhurohet një foto kur ishte fëmijë, por…

GAFA EPIKE NË KORÇË/ Tinka Kurtit i dhurohet një foto kur ishte fëmijë, por…

Çudia e radhës vjen nga qyteti i Korçës ku së fundmi është mbajtur festivali “Ko Ko fest”, një event në të cilin ka qenë e pranishme edhe aktorja shqiptare Tinka Kurti. Organizatorët e festivalit kishin menduar që në shenjë mirënjohjeje t’i dhuronin Kurtit një fotografi kur ajo ishte ende fëmijë. Ky gjest e ka emocionuar artisten, ndërkohë që ishin printuar shumë kopje të tilla për t’ua ndarë të pranishmëve.

Por kjo gjërat duket se nuk kanë shkuar siç duhej.Vogëlushja në foto nuk është aktorja e njohur, por një zonjë e quajtur Lirie Quku Sulo, e cila ka qenë dikur mësuese në Shkodër.

Zonja në fjalë nuk jeton më, por ka qenë pikërisht mbesa e saj, Valbona Quku e cila ka publikuar fotot orgjinale duke nxjerrë në pah ketë gabim të organizatorëve të festivalit.

“Vajza e Kartolinave është halla ime Lirie Quku Sulo. E veshur me kostumin e dardhareve. Dalë në 1941 Dardhë, Korçë gjatë periudhës që gjyshi im Qamil Quku ishte kryetar i kësaj komune. E marrë nga albumi i familjes Quku. Një shpjegim ky që e ndjeva si detyrë ta bëja, sepse tani vonë njërës nga këto foto i është vënë emri i një aktoreje shkodrane, shumë të njohur dhe mund të jetë diku e varur në një dhomë shkodrane”, ka thënë Valbona Quku.