PAS SUKSESIT TË “ZEMËR”/ Dhurata Dora dhe Soolking janë gati të sjellin një tjetër hit! (VIDEO) – AlpeGossip
PAS SUKSESIT TË “ZEMËR”/ Dhurata Dora dhe Soolking janë gati të sjellin një tjetër hit! (VIDEO)

PAS SUKSESIT TË “ZEMËR”/ Dhurata Dora dhe Soolking janë gati të sjellin një tjetër hit! (VIDEO)

Rreth një vit më parë, Dhurata Dora dhe Soolking sollën një super bashkëpunim të titulluar “Zemër”, i cili u pëlqye mjaft nga publiku.

“Zemër” theu rekorde klikimesh dhe deri tashmë numëron 420 milionë klikime në Youtube, ndërsa vazhdon të mbetet një prej këngëve të preferuara të shqiptarëve dhe jo vetëm.

Lajmi i mirë është se pas “Zemër”, Dhurata dhe Soolking janë gati të sjellin sërish një tjetër hit.

Kënga e re do të titullohet “Hayati” dhe është një remiks.

Dy këngëtarët ndanë në Instagram një pjesë të këngës së re, më saktë pjesën kur këndon Dhurara.

“Hayati” është super ritmike dhe fansat mezi po presin ta dëgjojnë, duke pyetur se kur është data e lançimit.

Dyshja ende nuk ka bërë publike një datë, megjithatë pritet që kënga e re të vijë sa më shpejt dhe të gjithë janë të bindur se do të jetë sërish hit!