ËSHTË NDARË NGA VISI? Lori Hoxha tregon ç’kërkon në një lidhje – AlpeGossip
ËSHTË NDARË NGA VISI? Lori Hoxha tregon ç’kërkon në një lidhje

ËSHTË NDARË NGA VISI? Lori Hoxha tregon ç’kërkon në një lidhje

Trashëgimtarja e Top Channelit dhe njëkohësisht blogerja Lori Hoxha, është një ndër personazhet më të komentuar në shtypin rozë. Ajo është po ashtu mjaft e ndjekur në rrjete sociale ku fansat ndjekin vazhdimisht postimet e saj dhe janë të interesuar për të ditur sa më shumë nga jeta private ose profesionale.

Së fundmi, Lori iu ka kthyer përgjigje në Instastory dhe ata i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet. Një ndër ndjekësit e ka pyetur se ç’mendim ka për lidhjet e hapura. Kur përmendet fjala lidhje, kujtojmë që blogerja është në një marrëdhënie disa vjeçare me Vis Bajraktaraj, por dyshja janë përfolur shpesh për një ndarje të mundshme.

Sidoqoftë, Lori nuk ka hezituar t’i përgjigjet fanses duke mbështetur mendimin se mjafton që të ekzistojë lumturia në mes dhe të mos shkaktojë lëndim te të tjerët. ‘Unë jam në rregull me me gjithçka që i bën njerëzit të ndihen të lumtur, për aq kohë  sa nuk lëndojnë të tjerët gjatë proçesit. A do të përfshihesha unë ndonjëherë në lidhje të tillë? Nuk besoj”, ka treguar Lori.