KUSH ËSHTË NË LISTË? Këto shenja të horoskopit e ‘urrejnë’ vëmendjen – AlpeGossip
KUSH ËSHTË NË LISTË? Këto shenja të horoskopit e ‘urrejnë’ vëmendjen

KUSH ËSHTË NË LISTË? Këto shenja të horoskopit e ‘urrejnë’ vëmendjen

Janë disa shenja të horoskopit që sapo hyjnë në një vend bëjnë shfaqje, pasi duan të tërheqin vëmendjen e të pranishmëve. Mirëpo, ka të tjera që “humbasin” mes turmës pasi nuk duan të vihen re.

AKREPI

Ndryshe nga shenjat e tjera, ti nuk do të tërheqësh vëmendjen tek të tjerët. Krejt e kundërta. Je rehat duke vëzhguar, skanuar dhe regjistruar gjithçka! Del për të kaluar mirë dhe nuk e ke problem të “humbasësh” mes turmës.

GAFORRJA

Je një nga shenjat më të kujdesshme të horoskopit. Të gjithë e dinë këtë. E ‘urren’ vëmendjen! Do të ndiheshe shumë në siklet në shoqërinë e shumë personave të panjohur. Ndaj është më mirë të qëndrosh mënjanë, me dikë që të bën të ndihesh i/e sigurt, sesa të jesh në qendër të ‘vëmendjes’.

VIRGJËRESHA

Arsyeja e vetme që dikush do të të vërë re në një grup njerëzish, është sepse do të fillosh të komentosh çdo person apo çdo situatë. Por fakti është se ti, nuk do ta bëje këtë veprim me vetëdije. Në fund të fundit, natyra jote e përmbajtur dhe e ndrojtur nuk do të lejonte kurrë të bëheshe objekt diskutimi.

PESHQIT

Je person i heshtur, i mbledhur dhe nuk të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes. Nuk po themi se po fshihesh, por nuk po bën asnjë përpjekje për t’u parë. Në një dhomë me 100 persona do të jesh ti që kalon pa u vënë re. Dhe kjo nuk është gjithmonë një gjë e keqe.