U AKUZUA PËR ABUZIM SEKSUAL/ Këngëtari i njohur zbulon mesazhet: Nuk mund të luash me jetën time – AlpeGossip
U AKUZUA PËR ABUZIM SEKSUAL/ Këngëtari i njohur zbulon mesazhet: Nuk mund të luash me jetën time

U AKUZUA PËR ABUZIM SEKSUAL/ Këngëtari i njohur zbulon mesazhet: Nuk mund të luash me jetën time

Chris Brown ka hedhur poshtë së fundmi akuzat ndaj tij për përdhunim nga balerina e cila ka kërkuar një dëmshperblim prej 20 milionë dollarësh. Këngëtari është në një përpjekje për të pastruar emrin e tij pasi avokatët e vajzës hoqën dorë nga çështja për shkak të informacioneve të reja që dolën në dritë.

Avokatët Ariel Mitchell dhe George Vrabeck, të cilët më parë përfaqësonin viktimën e supozuar, thanë ‘Page Six’ se ata “mbesin 100% të përkushtuar për të përfaqësuar viktimat e abuzimit ose sulmit seksual”.

“Ne e vlerësojmë dhe jemi mirënjohës për punën e mirë të PD-së së Miami Beach,” shtuan avokatët.

Brown, ndërkohë, postoi një sërë tekstesh dhe mesazhesh zanore në ‘InstaStory’ të martën që ai pretendon se dëshmojnë se vajza në fjalë vazhdoi të mbante kontakte me të pavarësisht incidentit të supozuar të sulmit seksual.

Në padinë e ngritur më 27 janar në Los Anxhelos, Jane Doe pretendoi se artisti, 32-vjeçar, e drogoi dhe e përdhunoi gjatë një festë në Miami në dhjetor 2020.

Ajo pohoi se këngëtari i hitit “Look At Me Now” i ofroi një pije, ku sipas saj dyshohet se u ndje “e çorientuar dhe e paqëndrueshme fizikisht në atë moment balerina pretendoi se Brown e mori atë në një dhomë gjumi dhe filloi të bënte s*ks me të pavarësisht se ajo u përpoq që ai të ndalonte.

Chris ndau mesazhet zanore në rrjetet sociale, në të cilin dëgjohet zëri i një vajze që thotë: “Dua vetëm të të shoh përsëri… vetëm më njofto. Nëse do që unë të të lë vetëm, do ta bëj. Por unë me të vërtetë dua të takohemi përsëri.”

Më pas ai shkroi: “Nuk mund të më zhysni më në baltë. Duken shumë qartazi të gjitha këto mashtrime.

 Unë dhe ekipi im po ndërmarrim veprime ligjore për këtë situatë. Ju nuk  mund të luani me jetët e njerëzve kështu.”

Gjithashtu shtoi : “Dreqin, të gjithë ju më detyroheni një të falur”.

Një përfaqësues i Howard Bragman, i cili po punon me ekipin ligjor të Broën, tha për  Page Six se “tekstet flasin vetë dhe tregojnë se pretendimet nuk janë të vërteta. Ai po bashkëpunon me Policinë e Miamit dhe po përgatit veprime ligjore kundër akuzuesit të tij.”