Si rrallëherë reperi i njohur, Ledri Vula ka ndarë një foto me babanë e tij. Ai ka zgjedhur ta urojë me anë të një postimi në ‘Instagram’ në ditën e lindjes duke i uruar fjalët më të ndjera.
“Gëzuar ditëlindjen bab. Mendoj për ty në këtë ditë speciale për ty dhe të dërgoj urimet e mia. Ti je babai më i mirë që çdokush mund të dëshirojë”, ka shkruar Ledri krah fotos, ku shfaqet duke përqafuar të atin.
Kujtojmë se deri më tani reperi ka ndarë momente të ndryshme me mamanë e tij, Xheraldinën.