Ra në gjurmët e qindra shqiptarëve,”gjendet” Aida Shtino: Trafikantët më kanë kërcënuar me jetë – AlpeGossip
Ra në gjurmët e qindra shqiptarëve,”gjendet” Aida Shtino: Trafikantët më kanë kërcënuar me jetë

Ra në gjurmët e qindra shqiptarëve,”gjendet” Aida Shtino: Trafikantët më kanë kërcënuar me jetë

Të gjithë shqiptarët e mbajnë si gruaja e “hekurt”që gjeti shumë njerëz të humbur e për vite me radhë e shtangu audiencën përballë ekranit.

Megjithatë jeta e Aida Shtinos prapa ekranit duket se ka qenë shumë më sfiduese.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ish-autorja e “Njerëz të Humbur” ka rrëfyer kërcënimin më të madh që ka marrë në jetë.

Më sa duket ajo ka rënë shpesh herë në gjurmët e trafikantëve që rrëmbenin vajza të vogla dhe ka vënë shpesh herë në rrezik jetën e familjarëve të saj.

Në një rrëfim të pazakontë, Aida tregon se:

Kam marrë shumë herë kërcënime, edhe ka qenë shumë e vështirë. Kam marrë kërcënime për veten time për familjen, ka qenë kompleks e gjitha. Duke kërkuar një vajzë, familjarët e të cilës nuk kishin asnjë gjurmë, ne binim në rrjete trafikantësh dhe ishte e pamundur të mos kishte kërcënime. Mbaj mend njëherë kur kam qenë në Vizion+, ne kërkonim një vajzë të zhdukur nga Elbasani.
Vijnë gjurmët se e kishin marrë dhe e kishin çuar në Greqi për ta trafikuar dhe në atë periudhë kishim agjentë në Greqi që kërkonin edhe nëpër rrugë. Një ditë, po shkoja në zyrë më vjen një letër ma jep porteri, ia kishin lënë porosi të ma jepnin në dorë.

E hap letrën dhe aty shkruante “vajza ndodhet në këtë adresë” dhe ishte adresa e shtëpisë sime. Deri në atë moment e kisha marrë me lehtësi.

Aty u tërhoqa, jo nga kërkimet, por vura alarmin, njoftova policinë. Për fat, atë vajzën e gjetëm. Na u desh të bashkëpunonim me disa nga personat që e kishin marrë vetëm e vetëm që ajo të vinte në shtëpi. E kemi sjellë dhe në studio, madje babai është çuditur kur e ka pare.”