Po, e lexuat mirë. Nuk është 1 Prill, as një shaka për disa klikime më shumë. Pas shumë pikëpyetjeve gjatë ketyre viteve, Ermali zbulon të shtunën kush qëndron pas ‘Vipave të Bllokut”. Programi i preferuar i fundjavës ‘Një kat më lart’ ju sjell një tjetër ekskluzive, kësaj herë fokusuar tek media online dhe impakti që kjo faqe ka pasur te personazhet e ekranit dhe ndjekësit e saj.
intv.al pyeti moderatorin Ermal Peçi i cili na tregoi se neser në orën 17:00 do të mësojmë jo vetëm si dhe pse u krijua faqja por edhe si vet personazhet kanë ndikuar qoftë në mbylljen e faqes ashtu edhe tek kërkesat e tyre të veçanta. Emra? Do të ketë. Jo vetëm kaq, por edhe biseda. Mësuam po ashtu se si fatkeqësisht kjo faqe ka marrë edhe disa oferta monetare për të cënuar imazhin e disa zonjushave.
Le të presim nesër programin “Një kat më lart” ora 17:00 në INTv me Ermal Peçi.