DUHET T’I HIDHN NJË SY/ Disa mënyra për të mos lejuar zonën e qafës të plaket para kohe – AlpeGossip
DUHET T’I HIDHN NJË SY/ Disa mënyra për të mos lejuar zonën e qafës të plaket para kohe

DUHET T’I HIDHN NJË SY/ Disa mënyra për të mos lejuar zonën e qafës të plaket para kohe

Qafa është një prej zonave më delikate që ka tendencën të rrudhoset shpejt, aq më tepër nëse s’bëjmë kujdesin e duhur. Gjenetika dhe ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve ultraviolet (UV) e bëjnë atë zonë ta humbasë elasticitetin, por nëse ne nuk neglizhojmë dhe kujdesemi mjaftueshëm, mund ta “shpëtojmë” qafën nga rrudhja e parakoshme.

Ç’duhet të bëni?

1. Duke fjetur në pozicionin e duhur dhe duke u ushqyer shëndetshëm, mund t’i parandaloni fare mirë rrudhat

Sipas ekspertëve mënyra më e mirë është të flini me shpinë. Përsa i përket dietës, ushqimet e pasura me vitaminë A ju ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit së lëkurës. Fruta si mandarina, portokalli, karrotat, rrushi, etj, etj veprojnë si antioksidant dhe mbrojnë qelizat tuaja. Vaji i ullirit dhe arrat janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Mos harroni të hidratoheni.

2. Përfshini edhe qafën në rutinën tuaj ditore të lëkurës

Rutina e kujdesit ndaj lëkurës nuk duhet të përfundojë tek mjekra. Kur aplikoni kremra dhe serume, retinol apo vitaminë C është e rëndësishme t’i përdorni edhe në zonën e qafës deri tek krahërori.

3. Përdorni scrub edhe në zonën e qafës

Kur hiqni qelizat e vdekura të fytyrës, bëjeni këtë edhe me qafën. Scrubi ju ndihmon të hiqni gjithë papastërtitë e akumuluara në-për pore, për t’i lënë kështu kremrat dhe produktet e tjera të veprojnë më mirë.

4. Masazhet ju ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit

Masazhet e fytyrës dhe qafës ju ndihmojnë në mirëqarkullimin e gjakut dhe gjithashtu ndikojnë në rritjen e nivelit të kolagjenit.

5. Jini të vëmendshëm për mënyrën sesi mbani qafën kur qëndroni në telefon

Koka shumë e përkulur para ju krijon rrudha, që ndonëse të përkohshme krijojnë vija të lehta që nuk do të donit t’i kishit. Sipas ekspertëve më e mira që mund të bëni është ta ngrini telefonin në një nivel me fytyrën, teksa e përdorni.

6. Kur bëni ushtrime për trupin, mos harroni qafën

Ushtrimet janë të nevojshme për të tendosur lëkurën dhe rritur elasticitetin.

Burimi: Bright Side