KUSH I’A KA VJEDHUR KUJT? Elvana dhe Eleni bënë xing me të njëjtin fustan, reagon stilistja greke – AlpeGossip
KUSH I’A KA VJEDHUR KUJT? Elvana dhe Eleni bënë xing me të njëjtin fustan, reagon stilistja greke

KUSH I’A KA VJEDHUR KUJT? Elvana dhe Eleni bënë xing me të njëjtin fustan, reagon stilistja greke

Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi lajmi se dy këngëtaret e talentuara, Elvana Gjata dhe Eleni Foureira, kishin bërë xing me të njëjtën veshje.

Bëhet fjalë për një fustan i cili është i krijuar me fruda voluminoze tyli dhe tek beli lidhet me një korse të zezë që nxjerr në pah format trupore.

Fillimisht, fustanin e publikoi në Instagram stilistja e njohur greke, Irene Angelopoulos, e cila kishte zgjedhur ngjyrën rozë për Elenin.

Pas saj, Elvana Gjata foto me të njëjtin model fustani të stiluar nga Valdrin Sahiti, por në një tjetër ngjyrë.

Të gjithë u bëmë kuriozë të dinim se cila ishte puna origjinale dhe cila punë e kopjuar.

Stilistja greke ka reaguar për “Bordo.al”, duke u shprehur se ajo e ka prezantuar fustanin 2 muaj më parë, në koleksionin e mbajtur në “Paris Fashion Week”.

“Sapo lexova artikullin tuaj dhe dua të përmend faktin se krijimi im është shfaqur në sfilatën time në Paris në muajin Shator, 2 muaj më parë!!! Kjo është fotoja e shkëputur nga pasarela në Paris Fashion Week. Eleni e veshi fustanin të martën por e publikoi foton dje. Ne e bëmë të parët. Nuk ka kopjim nga ana jonë.”- është shprehur stilistja.