“KËRKOJ NJË MAMI PËR MUHABET”/ Rudina Magjistari i kthehet komentuesit (FOTOT) – AlpeGossip
“KËRKOJ NJË MAMI PËR MUHABET”/ Rudina Magjistari i kthehet komentuesit (FOTOT)

“KËRKOJ NJË MAMI PËR MUHABET”/ Rudina Magjistari i kthehet komentuesit (FOTOT)

Rudina Magjistari poston shpesh në Instagram, ku veç fotove të shkëputura nga emisioni i pasdites, ndan edhe shprehje motivuese me ndjekësit.

Së fundmi ajo ka shkëputur një pjesë nga libri “Princi i vogël”, ku thuhet “Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë, por jo të gjithë e mbajnë mend”, duke shtuar se janë me fat ata që e ruajnë ende fëmijën brenda vetes.

Por nuk kanë munguar komentet pa asnjë lidhje me postimin, siç ishte ky koment që Rudina vendosi t’i përgjigjet.

“Ka ndonjë vajzë ose mami për muhabet? Të më shkruajë. Çdo gjë sekret”, shkruan komentuesi.

“Te ky statusi kërkohet një ‘fëmijë’, shtyhu tutje!”, ia kthen Rudina.

“Ti s’di të shprehesh në tv, do shprehesh këtu….Nuk lexoj ne asnje vend qe ka humbur nje femije edhe po kerkohet. Eshte thjesht nje shprehje per femijet”, vazhdon komentuesi dhe Rudina nuk e la me kaq.