SUKSESI I TIJ NUK KA TË NDALUR/ Valdrin Sahiti vesh modelen e famshme (FOTOT) – AlpeGossip
SUKSESI I TIJ NUK KA TË NDALUR/ Valdrin Sahiti vesh modelen e famshme (FOTOT)

SUKSESI I TIJ NUK KA TË NDALUR/ Valdrin Sahiti vesh modelen e famshme (FOTOT)

Stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti, falë punës dhe talentit të tij ka arritur të jetë mjaft i njohur dhe për tregun ndërkombëtar, ashtu siç ndodhi dhe së fundmi.

Mbrëmjen e djeshme, modelja e famshme, Winnie Harlow festoi ditëlindjen dhe ia la në dorë atij paraqitjen e saj për eventin. Kjo festë u organizua dje edhe pse modelja mbushi 27 vjeçe më 27 korrik.

Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, modelja rrezatonte teksa shfaqej e veshur me fustanin e krijuar nga Valdrin Sahiti, i cili si gjithmonë ishte i kuruar deri në detaje.

Kjo nuk është hera e parë për dizanjerin pasi ai ka veshur edhe emra të njohura të skenës ndërkombëtare.

Për të folur për këtë, Valdrin Sahiti ka qenë para pak kohësh i ftuar në emisionin “NiN” në Klan Kosova.

Sahiti rrëfeu për rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe si arriti që emrin e tij ta kthente në një brand. Pak javë më parë emri i tij bëri bujë pasi Beyonce zgjodhi të vishej me një nga krijimet e tij në mbrëmjen e ceremonisë së çmimeve Grammy.

Por si ra në kontakt Valdrini me Beyonce-n?

Stilisti tha në emision se as vetë ai nuk e dinte që diva e muzikës do të vishte fustanin e kuq!

Veshja e saj ishte një surprizë për stilistin, i cili tregoi edhe procesin e kontaktit me ekipin e këngëtares.

“Nuk e prisja që do të vishte saktësisht atë fustan, datën saktësisht, kjo ishte një surprizë e njëjtë sikurse për mua dhe krejt publikun”.

“Nuk dihet paraprakisht se çfarë do të veshë?”, e pyeti Alaudini.

“Jo. Nuk kemi një komunikim të afërt dhe miqësor me ekipin e saj që t’i dimë detajet. Thjesht shohim çfarë kemi të arsyeshme dhe potenciale në varësi edhe të buxhetit dhe pastaj ekipe të ndryshe zgjedhin gjëra të ndryshme”.