“SHKRUAJNË TEKSTET SI UNË…”/ Dafina Zeqiri sapo na hodhi disa thumba me këtë FOTO – AlpeGossip
“SHKRUAJNË TEKSTET SI UNË…”/ Dafina Zeqiri sapo na hodhi disa thumba me këtë FOTO

“SHKRUAJNË TEKSTET SI UNË…”/ Dafina Zeqiri sapo na hodhi disa thumba me këtë FOTO

Dj Geek dhe Vig Poppa publikuan para disa orëve projektin e tyre më të ri, të titulluar “Futja Kepen”. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku, duke arritur brenda kaq pak kohësh më shumë se 150 mijë klikime në “Youtube”.

Pjesë e klipit të këngës është edhe Dafina, e cila ka shpërndarë një pjesë nga videoklipi duke e përshtatur me disa fjalë të teksitit që duken si një thumb ndaj kolegëve.

Hala po veshin si unë. I kanë gjestet si unë. I shkruajnë tekstet si unë. Edhe shprehen si unë. Po nuk bohen si unë, se s’munohen si unë.”, ka shkruar Dafina.

Nuk dihet se kujt i është referuar me këto fjalë, por kohët e fundit është përfolur për një krisje të raportit me Taynën. Replikat mes tyre në rrjete sociale nuk munguan gjë që përforcoi dhe më tepër thashethemet se dy artistet kanë prishur raportet.

Prej kohësh fansat e Dafinës po presin publikimin e plotë të albumit të saj “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka treguar se ky album është një nga projektet më të rëndësishëm të saj, sepse është shumë personal.

Në këtë album do të mësojmë shumë për jetën e saj, që deri më sot këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë. Dafina është rritur në një familje femrash, pa figurën atërore dhe jeta e saj kaqenë e mbushur me sfida. Të gjitha këto ajo ka premtuar se do t’i tregojë një më një përmes këngëve të albumit.