E PABESUESHME/ Dënohet me 8 muaj burg polici që hoqi masat mbrojtëse gjatë marrëdhënies – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Dënohet me 8 muaj burg polici që hoqi masat mbrojtëse gjatë marrëdhënies

E PABESUESHME/ Dënohet me 8 muaj burg polici që hoqi masat mbrojtëse gjatë marrëdhënies

Një polic nga Gjermania që hoqi prezervativin gjatë marrëdhënies me të dashurën pa i treguar asaj është dënuar me burg për abuzim seksual.

Ngjarja ka ndodhur nëntorin e vitit 2017 dhe ai nuk respektoi deri në fund dëshirën e partneres për të patur masa mbrojtëse. Një akt i tillë njihet si “marifet i ulët”.

Kur ajo zbuloi të vërtetën, u largua nga apartamenti dhe telefonoi policinë për ti njoftuar se polici mund ti kishte kaluar ndonjë SST (sëmundje seksualisht e transmetueshme).

Ai nuk është dënuar për përdhunim, por për abuzim gjatë marrëdhënies. Gjykata vendosi ta dënojë me 8 muaj burg dhe gjobë 3 mijë euro. Përvec kësaj, ai duhet të paguajë 96 euro që gruaja të bëjë testin nëse ka marrë ndonjë sëmundje apo infeksion nga ai.