“ISHIM BASHKË PËR 11 VJET E GJYSËM”/ Zanfina Ismaili kujton lidhjen me Faton Shohin – AlpeGossip
“ISHIM BASHKË PËR 11 VJET E GJYSËM”/ Zanfina Ismaili kujton lidhjen me Faton Shohin

“ISHIM BASHKË PËR 11 VJET E GJYSËM”/ Zanfina Ismaili kujton lidhjen me Faton Shohin

Shumë pak e dinë se Zanfina Ismaili dhe Faton Shoshi ishin në shkollë të mesme, në vitin e tretë, kur ranë në dashuri me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre ishte shumë serioze, pasi prej më shumë se 11 vitesh ishin bashkë, madje kishin diskutuar edhe martesën.

E ftuar mbrëmjen e sotme, Zanfina ka folur për ish-të dashurin e saj në një intervistë për “Mirage”, duke zbuluar edhe arsyet e ndarjes.

“Ka zgjatur 11 vjet e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi besimit, vjen edhe fundi i lidhjes”, u shpreh Zanfina.

E pyetur nëse tani është mik me Fatonin, ajo u shpreh se nuk beson në shoqërinë pas lidhjes.

“Ne fillimisht kemi qënë shokë për të hyrë pastaj në lidhje. Por ‘u thye gota’ dhe s’mbeti më as shoqëri. Nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes”, tha këngëtarja Zanfina Ismaili.