Të dukesh trendy, por edhe ngrohtë. Kjo është zgjidhja që na tregon moderatorja e njohur Xhemi Shehu, e cila i ndihmon vajzat si të duken bukur dhe me stil edhe kur veshin një golf të trashë. Çfarë ka bërë ajo?
Moderatorja ka zgjedhur një golf të bardhë dhe gjejeni se çfarë ka veshur poshtë tij? Një këmishë të bardhë. Golfi edhe pse i trashë, është pa mëngë, gjë që e lejon këmishën të duket.
Ndërkohë Xhemi ka veshur edhe një pale geta të zeza, me pika të kombinuara me një palë altete të bardha Alexander Mcqueen.
Bukur apo jo?