E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Aurela Hoxha iu bë një intervistë me pyetje vetëm për të dhe “atë” (të dashurin e saj), duke qenë se në media flitet së ajo dhe partneri i saj janë shumë afër ditës së madhe, martesës.
Teksa u pyet se çfarë fjale i thotë atij në mëngjes sa zgjohet përgjigjja e Aurelës ishte: “Zgjohu beb,se m’ka marrë malli”.
Pyetjes si: “Kur të ka dhënë puthjen e parë?”, Aurela u përgjigj se që në takimin e parë e për vendin tregoi: “Në buzë, në buzë, në buzë”, duke shkaktuar kështu disi dhe të qeshura në skenë.
Ajo tregoi me përgjigjet e saj se “ai” është dhe shumë xheloz për çdo njeri që i afrohet Aurelës.
Në fund të këtij pyetesori kur u pyet për emrin e fatlumit, Aurela tha se çdo gjë e kishte thënë për qenushin e saj, por jo të gjithë e besuan.