Reperi shqiptar po bëhet baba, e fejuara e tij fotografohet me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
Reperi shqiptar po bëhet baba, e fejuara e tij fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Reperi shqiptar po bëhet baba, e fejuara e tij fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Reperi shqiptar i njohur me emrin e artit “BimBimma”, Burim Kursani po bëhet baba. Në mars të këtij viti ai u fejua me një vajzë nga Peja të quajtur Fjolla Vokshi dhe menjëherë atë kohë u shpërndanë lajmet se shkaku pse çifti po zyrtarizonte lidhjen ishte për shkak se Fjolla ishte shtatzënë.

BimBimma nuk i konfirmoi e as i mohoi lajmet, por ato siç duket kanë qenë të vërteta. “Gazeta Express” ka fotografuar të fejuarën e tij me barkun e rrumbullakosur teksa shoqërohej nga reperi.

Fjolla duket në muajt e fundit të shtatzënisë e mesa duket BimBimma do e japë lajmin e bukur kur fëmija të vijë në jetë.