Në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ndiqet nga rreth 500 mijë vetë, ajo ka lajmëruar se ndodhet në Tiranë. Valentina Fradegrada është blogere dhe modele shumë e suksesshme, por edhe fashion designer si dhe specialiste marketingu.
Ajo shëtit gjithë botën për arsye pune, por edhe për pushime dhe kësaj here ndodhet në Shqipëri. Pasi ka studiuar në detaje se cili mund të ish-te vendi i duhur për të, me kushte komode, por edhe afër detit, Valentina ka zgjedhur Resortin “Prestige” te Mali i Robit për të pushuar për disa ditë.
Gjatë qëndrimit të saj në resort, ajo ishte e shoqëruar nga stafi i saj ku nuk mungonin fotografi dhe kuratorët e tjerë të imazhit. Valentina ka bërë një set fotografish ku bie në sy sensualiteti në pamjen e saj. Fotot u realizuan në disa nga ambientet e resortit dhe nuk kanë munguar edhe ato topless.
Paparazzi ynë nuk e ka lënë t’i shpëtojë ky moment dhe teksa vajza seksi po pozonte për setin e saj, paparazzi i “Panorama Plus” ka arritur të bëjë disa shkrepje. Valentina ka tërhequr vemendjen e pushuesve me bukurinë e saj dhe në një farë mënyre duket sikur ajo ka hapur sezonin e plazhit në Resort, pasi krahas punëve që kishte planifikuar, ajo ka shijuar edhe ditët me diell për plazh, sidomos në pjesën e pishinës.