Francë, kryebashkiaku “NDALON” hyrjen e mushkonjave në qytezë – AlpeGossip
Francë, kryebashkiaku “NDALON” hyrjen e mushkonjave në qytezë

Francë, kryebashkiaku “NDALON” hyrjen e mushkonjave në qytezë

Andre Marchand, kryetari i bashkisë Briollay në rajonin perëndimor francez Maine-et-Loire, në fillim të muajit ka marrë vendim për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë” pas ankesave të vazhdueshme të banorëve pasi vendi është pushtuar nga mushkonjat.

Marchand, në deklaratën për shtyp, tregoi se Briollay ku jetojnë 3 mijë banorë pas përmbytjeve të muajit qershor është pushtuar nga mushkonjat dhe se banorët janë ankuar nga kjo.

Ai tregoi se banorët kanë presion që të gjejnë zgjidhje lidhur me mushkonjat, duke e detyruarr të marrë vendim për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë”.

“Ky vendim është mënyra humoristike me të cilën mund t’i tregojë njerëzve se nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me çështjen”, tha Marchand.

Marchand tha se pavarësisht se janë vendosur kurthe në shumë vende të qytezës banorët kanë vazhduar të ankohen, theksoi se nuk mund të bëjë asgjë tjetër.

Ai shtoi se pas vendimit rastësisht është zvogëluar numri i mushkonjave por në rast të një përmbytje të re numri i tyre mund të shtohet përsëri.