“MARIJUANË NË DASMË”/ Babai i Meghan Markle sërish sulmon të bijën (FOTO) – AlpeGossip
“MARIJUANË NË DASMË”/ Babai i Meghan Markle sërish sulmon të bijën (FOTO)

“MARIJUANË NË DASMË”/ Babai i Meghan Markle sërish sulmon të bijën (FOTO)

Meghan Markle i ka dhuruar të ftuarve në dasmën e saj të parë një qese marijuanë dhe këtë e ka zbuluar pikërisht i ati Thomas Markle.

Dukesha e Sussex u martua me producentin Trevor Engelson në Xhamajkë në 2011, në një dasmë intime me familjen dhe miqtë.

I ati i saj i saj u shprej se Meghan ka planifikuar gjithçka në detaje, duke përfshirë edhe një dhuratë për të ftuarit- marijuanë. Por vetë ai nuk e kishte pranuar sepse nuk konsumon lëndë narkotike.

“Është ilegale, por s’është ndonjë problem i madh në Xhamajkë.”- ka treguar ai për the Mail.

Marrëdhëniet e tyre kanë qenë shumë të mira, derisa u ftohën pasi ai mungoi në dasmën e saj me princin Harry.