Mesa duket suksesi i Era Istrefit sapo kanë nisur e nuk është momenti për t’u ndalur. Menjëherë pas performancës në finalen e Botërorit “Rusi 2018” me këngën “Live it Up”, në bashkëpunim me Nicky Jam & Will Smith, kënga e saj “Bon Bon” është klasifikuar në 300 videoklipet muzikore më të shikuara në botë, duke siguruar 600 milionë klikime në Youtube.
Me një sukses të tillë kengëtarja shqiptare ia del të lërë pas hite botërore si “Drunk in love” të Jay Z & Beyonce, apo disa këngë të Rihannas. Tashmë është e qartë që Era nuk di të ndalet! Cila do të jetë surpriza e radhës?