Letra: Im shoq më tradhëtoi e tani nuk kalon dot në orgazëm – AlpeGossip
Letra: Im shoq më tradhëtoi e tani nuk kalon dot në orgazëm

Letra: Im shoq më tradhëtoi e tani nuk kalon dot në orgazëm

“Jam një grua e martuar 36-vjeçare dhe së fundi zbulova se im shoq më tradhtonte. Më tha se nuk bënte seks me të, thjesht ishte shumë i afërt me një grua tjetër për disa javë me radhë. Vendosa ta fal dhe të përpiqem t’i rregulloj gjërat me të. Kemi bërë seks dy herë që kur e mora vesh për tradhtinë, por s’e bëj dot të kalojë në orgazëm, gjë që më bën të ndihem shumë keq si bashkëshorte dhe si grua. Është problem i tiji psikologjik apo po më tradhëton sërish – apo po e vras mendjen më shumë se ç’duhet? Ai thotë se s’e di shkakun, por sidoqoftë s’është faji im.”

Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste e specializuar në çrregullimet seksuale, përgjigjet”

Përpiqu ta besosh. Orgazmat mashkullore janë të pakuptueshme dhe ndonjëherë misterioze – edhe për të zotin e penisit. Ai me siguri ndjen faj, konfuzim dhe ankth, gjë që ndikon në aftësinë e tij për të ejakuluar. Përgjigjet seksuale të çdokujt lidhen me mbarëvajtjen tërësore në çift. Në rastin tuaj, marrëdhënia është dëmtuar rëndë.

Sidoqoftë, nëse doni të qëndroni me njëri-tjetrin, lidhja erotike do të përmirësohet me kalimin e kohës. Pranoje që s’është faji jot dhe mos ia shti më vetes në mendje që s’është i tërhequr nga ty. Njerëzit tradhtojnë për shumë arsye dhe shumë prej tyre s’kanë të bëjnë me seksin. Por humbja e besimit në çift pas një tradhëtie do kohë të riparohet. Gjatë periudhës së rikuperimit, është normale që lidhja juaj seksuale të ndikohet ose edhe të humbasë.

Sigurisht, fakti që ti ndihesh e tradhëtuar dhe e zhgënjyer do të bëjë të vetën. Përpiqu të jesh e duruar. Fokusohuni në kohën e lirë, bëni qejf bashkë dhe mos i kushtoni shumë vëmendje cilësisë së kohës së kaluar në shtrat