“NUK MË ERDHI MIRË”/ Sara Hoxha: Kur u lidha me Ledrin mediat shkruan se isha e kolme – AlpeGossip
“NUK MË ERDHI MIRË”/ Sara Hoxha: Kur u lidha me Ledrin mediat shkruan se isha e kolme

“NUK MË ERDHI MIRË”/ Sara Hoxha: Kur u lidha me Ledrin mediat shkruan se isha e kolme

Sara Hoxha së fundmi ka realizuar një intervistë me vjehrrën e saj, Xheraldinën. Për emisionin “N’majë të gjuhës” ajo zbuloi një detaj nga fillimet e lidhjes me Ledrin, kur mediat filluan të shkruanin për të.

Sara u pyet mbi ndjesitë e para kur emri i saj u lakua në media, duke ndarë një episod aspak të mirë.

'Nuk e përjetova mirë', Sara Hoxha: Kur u lidha me Ledrin

“Nuk e përjetova mirë se nuk shkruajtën shumë bukur. Fjalia e parë ishte: Ledri Vula nis një lidhje me një vajzë të kolme. Kishin gjetur foto të vjetra te miat dhe nuk ishte shumë bukur”, u shpreh Sara.

Më herët Sara Hoxha ka rrëfyer për publikun si e priti familja e Ledri Vulës, kur u bë pjesë e saj.

'Nuk e përjetova mirë', Sara Hoxha: Kur u lidha me Ledrin

“Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ata janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit, janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”, përfundoi Sara Hoxha.