JETA BASHKËSHORTORE E ÇIFTIT BECKHAM/ Ish-ylli i futbollit e pranon: Marrëdhënia jonë… – AlpeGossip
JETA BASHKËSHORTORE E ÇIFTIT BECKHAM/ Ish-ylli i futbollit e pranon: Marrëdhënia jonë…

JETA BASHKËSHORTORE E ÇIFTIT BECKHAM/ Ish-ylli i futbollit e pranon: Marrëdhënia jonë…

David Beckham ka folur së fundmi për show-n televiziv Australian “The Sunday Project” rreth martesës me ish-pjesëtaren e grupit muzikor Spice Girls dhe ikonën e modës, Viktoria Beckham.

Ai ka pranuar përgjatë intervistës se marrëdhënia e tyre ka pasur lëkundjet e saj.

“Të jesh i martuar për një kohë të gjatë është gjithmonë e vështirë. Bëhet shumë më e ndërlikuar”, është shprehur ish-ylli i futbollit.

Të martuar prej 19 vitesh, çifti është përfolur vazhdimisht rreth një ftohjeje dhe ndarjeje të mundshme.

Kjo mini deklaratë vjen në një kohë kur mediat rozë bëjnë me dijeni se hendeku mes dyshes po thellohet çdo ditë e më shumë, kryesisht për shkak të angazhimeve të të dyja palëve.

Madje, ka pasur edhe ekspertë të komunikimit gjuhësor jo-verbal që kanë marrë përsipër të studiojnë afrimitetin e tyre, qoftë edhe vetëm përmes fotove të postuar kryesisht në rrjetin social “Instagram”.