E pyesin se kujt ia ka dedikuar këngën ‘Humbur’, Samanta Karavella përgjigjet kështu[FOTO] – AlpeGossip
E pyesin se kujt ia ka dedikuar këngën ‘Humbur’, Samanta Karavella përgjigjet kështu[FOTO]

E pyesin se kujt ia ka dedikuar këngën ‘Humbur’, Samanta Karavella përgjigjet kështu[FOTO]

Si në bashkëpunime muzikore ashtu edhe në realizimet solo, këngëtarja Samanta Karavella ka sjellë për publikun një seri këngësh të suksesshme që janë pëlqyer nga fansat.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Prive”.

E pyetur nëse kënga ‘Humbur’ me të cilën u prezantua në ‘Kënga Magjike’ është dedikim për një histori të shkuar të saj, Samanta ju përgjigj kështu: “Unë i jap emocion këngës që ta pëcjell tek publiku dhe e trajtoj si të jetë diçka e imja, por kjo nuk do te thotë që historia më përket mua. Gjithsesi nëse do të dish më tepër nuk tregoj”, -e përfundoi fjalën Samanta, duke na lënë sërish pa një përgjigje konkrete.

Përsa i përket pjesës së jetës personale Samanta na la përsëri në dilemë duke mos zbuluar diçka të re.

“Jam hermetike sepse jetën time personale ende nuk dua ta ndaj me publiku. Ndoshta në një moment tjetër do tregoj më shumë” –u shpreh ajo këngëtarja.