HIDHINI NJË SY/ Ja si duken ftesat e dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt! – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY/ Ja si duken ftesat e dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt!

HIDHINI NJË SY/ Ja si duken ftesat e dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt!

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të shtunën e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet në Toskana, Itali. Edi zbuloi se të ftuar janë 120 persona, të cilët janë pjesë e rrethit shoqëror të çiftit.

Ceremonia do të zhvillohet në kishën e veçantë pa tavan “Abbey of San Galgano”, ndërsa festa në një nga vilat e famshme të Toskanës, e cila quhet “Tenuta Larnianone”. Teksa pjesa më e madhe e detajeve të kësaj ceremonie janë zbuluar, kishin mbetur mister edhe ftesat. Edhe ky mister është zgjidhur.

“Abbey of San Galgano” është një vepër arti e cila mund të vizitohet nga kushdo për vetëm 4 euro. E veçanta e kësaj kishe është fakti që nuk ka tavan. Ndërsa vila “Tenuta Larnianone” është një pronë familjare e cila ka prodhuar verë të mirë dhe ullinj që nga viti 1939 dhe përmban një sërë vilash të bukura. Pasuria përfshin 19 hektarë vreshta dhe 12 hektarë ullishte dhe është e vendosur në hijen e kodrave Chianti.

Mirëpo mesa duket Luiz Ejlli nuk do të jetë pjesëmarrës në dasmën e tyre dhe kjo sepse në atë datë Luizi ka njoftuar se do të ketë një koncert në New York.