Këtë nuk e paskemi ditur! Këngëtarja shqiptare dizenjon prej vitesh veshjet e saj (FOTO) – AlpeGossip
Këtë nuk e paskemi ditur! Këngëtarja shqiptare dizenjon prej vitesh veshjet e saj (FOTO)

Këtë nuk e paskemi ditur! Këngëtarja shqiptare dizenjon prej vitesh veshjet e saj (FOTO)

Aurela Gaçe, këngëtarja më energjike në skenë, ka nje tjetër talent përveç këndimit. Ajo ka treguar edhe më parë pasionin që ka për modën. Herë pas here, ka thënë se është grimuar vetë madje për evente të ndryshme që ka patur.

Por, që ta kishte sjellë në jetë pasionin e saj prej kaq shumë vitesh, nuk e kishim menduar. Në një koleksion fotosh në Insta Story, ajo ka treguar fustanet e dizenjuara dhe të krijuara nga ajo vetë. Siç mund ta shikoni, Aurela është e dashuruar me tylin dhe është një provë konkrete e idesë që moda rikthehet me kalimin e viteve. Kështu që përpara se të shikoni ndonjë trend të ri, kontrolloni një herë se me shumë mundësi do e ketë veshur Aurela vite më parë.