”NUK KAM QARË KAQ SHUMË QË KUR MË VDIQ MAMI”/ Morena Taraku pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti – AlpeGossip
”NUK KAM QARË KAQ SHUMË QË KUR MË VDIQ MAMI”/ Morena Taraku pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti

”NUK KAM QARË KAQ SHUMË QË KUR MË VDIQ MAMI”/ Morena Taraku pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është nisur nga Stambolli drejt Shqipërisë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Ajo i është bashkuar reperit Stresi dhe së bashku vizituan  të gjithë personat që kanë nevojë për strehim, ushqime dhe rroba.

Morena ka ndihmuar banorët me ushqime dhe ka kaluar disa momente gazmore me ta.

Mes videove të publikuara nga vetë ajo, duket nën shoqëri të re me një vogëlush shumë miqësor.

Ajo është shprehur se nuk ka qarë aq shumë që prej vdekjes së nënës së saj 15 vite më parë.

Kam qarë dhe s’ndaloja dot. S’kam qarë kaq shumë që prej vdekjes së mamasë 15 vite më parë. T’ju dëgjoja dhe të dëgjohesha nga ju, do të thotë gjithçka për mua. Do t’i mbaj gjithmonë me vete bisedat dhe historitë që ndamë këto ditë së bashku. Gjithmonë do të jem e hapur për ju. Me dashuri, Morena”, ka shkruar Morena.

Gjithashtu këngëtarja ka vizituar edhe Alesion, djalin që u hodh nga kati i 5-të për të shpëtuar nga tërmeti.