Meridiani dhe Iliri janë zgjuar sot në suitën luksoze të vendosur në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy banorëve u është plotësuar kërkesa që kishin nga “Vëllai i Madh” mbrëmjen e djeshme.
Meridiani dha idenë se nëse nuk u dërgojnë belly-dance, duan që në mëngjes t’i zgjojnë Arjola dhe Monika duke kërcyer. E gjithë kjo ishte për shkak se dje vajzat kërkuan që ata të kërcenin për ta, teksa ndodheshin në vaskë.
“Ore nëse nuk na sjellin belly-dance deri nesër, mos qesh fare, kemi të drejtë të kërkojmë Arjolën dhe Monikën belly-dance. Çfarë kërkuan sot ato? A e kërkuan sot, a u tallën me ne? Shumë e thjesht, belly-dance Monika dhe Arjola”, tha mbrëmë Meridiani.
E kështu ndodhi. Teksa Meridiani dhe Iliri ndodheshin ende në krevat, në suitë hynë Monika dhe Arjola, të cilat me muzikë në sfond nisën duke performuar për ta.