NJË TJETËR SHQIPATRE NË SKENËN E SANREMO-s/ Dua Lipa e ftuara speciale e mbrëmjes – AlpeGossip
NJË TJETËR SHQIPATRE NË SKENËN E SANREMO-s/ Dua Lipa e ftuara speciale e mbrëmjes

NJË TJETËR SHQIPATRE NË SKENËN E SANREMO-s/ Dua Lipa e ftuara speciale e mbrëmjes

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të jetë e ftuara speciale e “Sanremo”-s mbrëmjen e sotme.

Ylli i popit dhe këngëtarja më e re që ka arritur ndonjëherë 1 miliard shikime në YouTube, do të jetë sonte në Ariston.

Sipas  “Rai News”, ajo do të prezantojë për herë të parë në Itali këngën e saj të re, “Don’t start now”,  pjesë e “Future Nostalgia”, albumi i ri që do të dalë më 3 prill.

Pritet gjithashtu edhe Ghali, i cili do të paraqesë një përzierje të sukseseve të tij dhe këngën e dytë nga albumi i tij i ri “ADN”, që do të dalë në treg më 20 shkurt.

Gianna Nannini do të interpretojë gjithashtu edhe një fragment nga albumi i saj i fundit i palejuar “The Difference”.

Gjithashtu në mbrëmje do të jenë Antonella Clerici, e cila rikthehet në skenë në rolin e prezantueses dhe Francesca Sofia Novello, modele dhe aktore, e dashura e Valentino Rossi, që mund të jetë sonte në Ariston.

Tiziano Ferro dhe Fiorello do të jenë gjithashtu në mbrëmje.