“MË E MIRA…”/ Komentet e italianëve për Alketën janë të veçanta: Do ta kisha lënë të pesa netët – AlpeGossip
“MË E MIRA…”/ Komentet e italianëve për Alketën janë të veçanta: Do ta kisha lënë të pesa netët

“MË E MIRA…”/ Komentet e italianëve për Alketën janë të veçanta: Do ta kisha lënë të pesa netët

Alketa Vejsiu mbrëmjen e djeshme shkëlqeu në skenë e Sanremo-s. Publiku italian mbeti i mahnitur nga performanca dhe rrjedhshmëria e gjuhës italiane nga prezantuesja.

Në krahë të Amadeusit, Alketa me shkathësinë e saj arriti të prezantonte aq lirshëm dhe madje dueti me Bobby Solo dhe monologu për emigracionin e shqiptarëve drejt Italisë, dyert e hapura e çdo gjë që u tha nga ajo solli komente të shumta nga italianët.

Disa e quajtën “uragan”, disa të tjerë “vullkanike”, “energjike”, “shpërthyese” e shumë komplimenta të tjerë që me siguri jua kanë bërë zemrën mal gjithë shqiptarëve për suksesin e madh që Alketa arriti.

“Unë jam i të njëjtit mendim, thjeshtësia dhe aftësia, e bukur”, “Shkëlqyeshëm, të mrekullueshëm…” , “Më e mira!!! E bukur, e freskët, flet 3 gjuhë…”. Ndërkohë ka dhe komente që i japin një vlerësim shumë të madh Alketës:” Bobi i Madh dhe Alketë do t’i kisha lënë të pesta netët”, “Shpallje e madhe dhe e talentuar në hapësirën e Italisë për gratë”. ALPEgossip.al