A ËSHTË XHELOZE PËR PARTNERIN? Beniada Nishani tregon gjithçka! – AlpeGossip
A ËSHTË XHELOZE PËR PARTNERIN? Beniada Nishani tregon gjithçka!

A ËSHTË XHELOZE PËR PARTNERIN? Beniada Nishani tregon gjithçka!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada e ftuar ditën e sotme në emisionnin “Ftesë në 5”, ku ka folur për jetën e saj sentimentale, duke na treguar më shumë rreth të dashurit të saj dhe xhelozisë që kanë për njëri-tjetrin.

Beniada: Nuk bëhet xhelos edhe po u mundova t’i fus specat kot po nuk bëhet ose nuk është fare dmth, por do ta kuptoj pas disa muajsh do të them emrin edhe do të them…

Jo nuk jam hahaha…çik kur duhet, kur i bëjnë komplimente, rrini larg ju lutem shumë mos ngacmoni…

Beniada gjithashtu ka folur edhe për miqësinë e saj me ish-banoren e “BBV2”, Jori Dellin, ku edhe ka bërë një thirrje live në emision për të gjetur një të dashur pë Jorin.