Sot më parë të lënë shtatzënë portalet sesa burri. Pasi u sistemua Xhensila, radhën e ka tjetra – AlpeGossip
Sot më parë të lënë shtatzënë portalet sesa burri. Pasi u sistemua Xhensila, radhën e ka tjetra

Sot më parë të lënë shtatzënë portalet sesa burri. Pasi u sistemua Xhensila, radhën e ka tjetra

Meqë u martuan verën e vjeshtën që shkoi njerëzit tani presin lajmin për ndonjë bebe. E nisën me Xhensilën e Besit. Përpara se të mbetej vërtet shtatzënë dolën kushedi se sa lajme, që vazhduan edhe më pas. Dhe një ditë të bukur, pas shumë herëve që na e mohoi, e tha. Po pasi u sistemua Xhensila, nusja e radhës në shënjestër është Marina Vjollca. Tani kanë bërë shtatzënë edhe atë. E para e nxori lajmin “Opinion.al” dhe pas saj e morëm ca të tjera. Ata kanë bërë një analizë të kohëve të fundit dhe nëse vetë
gruaja bën analiza gjaku, portalet bëjnë analiza Instagrami. Meqë Marina s`po poston shumë foto dhe ato që po poston janë me rroba të gjera, atëherë ka një bebe në horizont. Kështu thonë. Tani le të presim të zonjën e punës ç`do na thotë.

Kështu vajza, nëse vishni rroba të gjera kujdes sepse “ngelët shtatëzanë”